75 Mall Live Search
17:49 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sot bëhen katër vite nga debutimi i Kosovës në Lojërat Olimpike


Si sot katër vjet më parë ekipi prej 8 sportistëve dhe trajnerëve me bajraktaren Majlinda Kelmendi, defiloi në stadiumin Marakana të Rios ku u hapën Lojrat Olimpike të vitit 2016.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, ku shkroi për debutimin historik të Kosovës në këto lojëra, shkruan IndeksOnline.

“Sot katër vjet më parë ekipi Olimpik i Kosovës shkroi historinë duke parakaluar për herë të parë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike”, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.