Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale

Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, në një prononcim për IndeksOnline ka bërë të ditur se sot do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale.
Ai tha mbledhja ku do të bëhet certifikimi do të mbahet më 16:30.
“Ju njoftoj se sot (e premte, 29 tetor, ora 16:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave”, tha ai.
Nga zgjedhjet e 17 tetorit 21 komuna do të shkojnë në balotazh.
Kurse, zgjedhjet të raudit të dytë për kryetar komunash do të mbahen më 14 nëntor./IndeksOnline/