11:57 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sot bëhet varrimi i Florijetës, vajza e cila u aksidentua në “Rrugën B”

Florijetë Rugova u aksidentua për vdekje më 22 tetor, në “Rrugën B”, të kryeqytetit.

Plagët që ajo mori, ishin të papërballueshme për të, megjithë intervenimet që i bënë mantelbardhët e QKUK-së.

Indeksonline mëson se Rugova do të varrohet sot në ora 14.00, ndërsa në shenjë vetëdijësimi do të ndizen qirinjë në orën 19.00, në fshatin Vrellë të Istogut.

Kujtojmë se po nga i njëjti aksident ka vdekur edhe 30 vjeçarja L.A. /Indeksonline/