Varroset sot kosovari, vrasja e të cilit tronditi Gjermaninë
Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë javën e kaluar. Protagonistët nga Kosova, pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur, shkaku i bizneseve, vendosën që mospajtimet t’i zgjidhnin me plumba.
Thuhet se para gruas e fëmijëve, në vendparkimin e një qendre tregtare, u vra Fatos Lumi nga Suhareka, derisa vëllai i tij, 46 vjeç, mbeti i plagosur rëndë. Të dyshuarit kryesorë janë familjarë të të vdekurit e të plagosurit. Fatos Lumi varroset sot në fshatin Bllacë.
Familjarët e të ndjerit e kanë konfirmuar lajmin për varrimin e tij në orën 14:00.
