75 Mall Live Search
07:55 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sot bëhet varrimi i policit Izet Demaj, Kosova në ditë zie

Sot mbahet ceremonia e varrimit për policin e vrarë në detyrë Izet Demaj para dy ditësh në qytetin e Istogut.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në  varrezat e dëshmorëve në Koshare, kurse sot për nderë të policit Demaj në Kosovë është shpallur ditë zie.

Kujtojmë se në Istog përveç policit Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i bankës, Kamer Metaj, i cili paraprakisht kishte qëlluar për vdekje policin Izet Demaj.

Më poshtë gjeni agjendën e ceremonisë mortore:

Ora 11:00 – nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare,

Ora 13:30 – arritja e arkivolit në Koshare,

Ora 13:30 -14:00 – homazhe,

Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,

Ora 14:30 – ceremonia e varrimit./Indeksonline/