75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 12 Shtator 2023 / LB

Sot betohen pesë ministrat e rinj në Shqipëri

Sot në orën 10:30, ministrat e rinj të sapovotuar nga parlamenti do të betohen para presidentit Bajram Begaj.

Pesë të propozuarit nga kryeministri Edi Rama morën një ditë më parë konfirmimin e shumicës parlamentare, edhe pse me debate nga opozita.

Dekretet për ministrin e propozuar të Financave, Ervin Mete, dhe për ministren e propozuar të Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, pritet të votohen të enjten.

Ministrat e rinj për t’u betuar

Albana Koçiu, ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale

Anila Denaj, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit

Arbjan Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re):

Igli Hasani, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Ogerta Manastirliu, ministër i Arsimit dhe Sporti

Në një intervistë për RTSH 24, numri dy i Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, tha se ndryshimet kanë si synim vizionin që socialistët kanë për 2030-ën.