75 Mall Live Search
07:31 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / MSH1

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka konfirmuar se KQZ-ja do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ky vendim për mbledhje është marrë pasi Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura.

“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka thënë Elezi.

Me certifikimin e sotëm përmbyllet cikli i procesit zgjedhor për zgjedhje të parakohshme, duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve./IndeksOnline/