Sot dalin 100 eurot për ata që marrin social!

Ministri i Financave, Hekuran Murati, të mërkuren në mëngjes ka njoftuar se më 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve, shkruan IndeksOnline.
Kurse shtoi, se sot do të marrin dyfishin e vlerës rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale.
“Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.
Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.
Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!”, tha ai./IndeksOnline/