10:05 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dalin në shitje, sot, biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Me 7 shtator Kosova do të luajë kundër Republikës Çeke në ndeshjen kualifikuese për Euro-n 2020.

Biletat do të dalin në shitje gjatë ditës së sotme.

Ky është njoftimi i FFK-së.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot në orët e pasdites do të dalin në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Çeki, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ashtu sikurse deri më tash biletat mund t’i blini nëpërmjet platformës online www.tiks.app