Sot derbi i ‘frikshëm’ Liverpool – Man United

Sot do të zhvillohen tri ndeshje mjaft interesante në Premierligë, duele këto që i takojnë xhiros së 19’të.
Pra, takimet do të luhen në termine të ndryshme, duke filluar me ndeshjen e orës 15:00, ndërmjet Sheffieldit dhe Tottenhamit, për të vazhduar me atë Liverpool – Manchester United që është ndeshja kryesor e ditës e që fillon në ora 17:30 dhe takimi i fundit do të jetë ai ndërmjet Manchester Cityt dhe Crystal Palace me fillim nga ora 20:15, shkruan IndeksOnline
Kujtojmë se renditja në tabelë qëndron kështu, United zë vendin e parë me 36 pikë, vjen Leicesteri me 35 e Liverpooli me 33.