Sot derbi i javës, Prishtina e pret Ballkanin në “Fadil Vokrri”

Sot me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohen edhe dy takime të javës së 18’të në Superligën e Kosovës në futboll, ai ndërmjet Llapit e Feronikelit dhe Prishtinës – Ballkanit.
Prishtina qëndron e treta me 28 pikë gjithsej, 10 pikë më pak se Ballkani dhe 11 më pak se Drita, që tashmë po kryeson me plotë 39 pikë, shkruan IndkesOnline
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, pa praninë e tifozëve.
Ndërsa, takimi i dytë do të jetë ai ndërmjet Llapit dhe Feronikelit, ku pritet një ndeshje mjaft interesante, pasi Llapi e kërkon mbijetesën me çdo kusht që tashmë ka 17 pikë, e Feronikeli kërkon renditjen më të lartë se vendin i pastë që e ka aktualisht me 23 pikë të grumbulluara.