Sot derbi i Madridit, Atletiko përballë Realit, formacionet e mundshme

Një nga derbit më të zjarrtë lokal, ai mes Atletiko Madridit dhe Real Madridit, zhvillohet ditën e sotme.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 7-të të La Ligas, e cila zhvillohet në ”Metropolitano Stadium”, më fillim nga ora 16:15, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Diogo Simeons nuk e ka nisur mirë sezonin, duke grumbulluar 9 pikë nga gjashtë ndeshje, ku kërkon fitoren në derbi e cila do ti jepte motivim futbollistëve për vazhdimësinë e kampionatit.
Në anën tjetër, Real Madridi i Xabi Alonsos ka një start të jashtëzakonshëm, ku kanë shënuar gjashtë fitore dhe kryesojnë tabelën e La Ligas me 18 pikë.
Formacionet e mundhsme:
Atletiko Madrid: Oblak; Llorente, Le Normand, Lenglet, Hancko; Giuliano, Barrios, Koke, Nico González; Raspadori dhe Julián Álvarez.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Huijsen, Carreras; Tchouaméni, Valverde, Güler; Mastantuono, Vinicius dhe Mbappé./IndeksOnline/