75 Mall Live Search
07:34 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Sot dhe nesër ditë pushimi në Kosovë

Muaji maj ka nisur me shumë ditë pushimi për punëtorët e institucioneve shtetërore.

Kjo për shkak se në dy javëshin e parë të këtij muaji, ata do të pushojnë katër ditë, për shkak të festave zyrtare, dy nga të cilat kanë rënë në fundjavën që lamë pas.

Nëse llogarisim edhe pushimet e rregullta gjatë vikendit, i bie se punëtorët e institucioneve shtetërore do të punojnë vetëm 6 ditë në dy javëshin e parë të këtij muaji.

Ditën e diel, më 2 maj janë Pashkët Ortodokse, por që festohen me 4 maj. Edhe kjo ditë do të jetë ditë pushimi për institucionet publike.

Po, ashtu ditë pushimi për institucionet shtetërore do të jetë edhe më 10 maj, për shkak të Ditës së Evropës dhe më 13 maj Dita e Bajramit të Madh.