07:08 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sot diskutohet për masat e reja fiskale

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, sot organizon takimin e përbashkët me bizneset, me temën “Masat e reja fiskale!”, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Financave, Bedri Hamza.

Në debat do të diskutohen ndryshimet e paralajmëruara në masat e reja fiskale, që pritet të hyjnë në fuqi nga janari 2018.

Masat e reja fiskale janë dizajnuar që të stimulojnë dhe rrisin konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit dhe të teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve në vend.

Vendimet e Qeverisë për lirim nga tatimi i akcizës dhe tatimi doganor për të gjithë prodhuesit që importojnë vet, apo përmes kontraktuesit, janë disa nga masat të cilat do të fuqizojnë sektorin e prodhimit dhe sektorin privat në Kosovë.

Temat: