75 Mall Live Search
06:37 / E Diele, 12 Tetor 2025 / MSH

Sot Dita “D”, gjithçka gati për zgjedhje

Sot është dita kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë të drejt vote, iu drejtohen kutive për të zgjedhur udhëheqësit e tyre komunalë.

Mbi 2 milionë votues do të ushtrojnë të drejtën e tyre në 948 qendra të votimit, raporton IndeksOnline.

Qendrat e votimeve hapen zyrtarisht në orën 7, teksa materiali zgjedhor u shpërnda dje në komuna.

Kandidatët për kryetarë komunash kanë pasur kohë një muaj të paraqesin programet e tyre qeverisëse për 4-vjeçarin e ardhshëm, teksa listat e kandidatëve për Kuvende Komunale kanë sjellur shumë emra të rinj gjithandej vendit.

Përgjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përditësojë të dhënat mbi numrin e votuesve të dalur në zgjedhje dhe vijueshmërinë e këtij procesi.

Nga ana tjetër, qindra policë janë angazhuar që këto zgjedhje të mos shoqërohen me incidente dhe të ketë nivel të lartë të sigurisë./IndeksOnline/