75 Mall Live Search
08:36 / E Shtunë, 03 Gusht 2024 / Gj. Sh

Sot dita e Hana Beiqit, garusja e fundit nga Kosova në Lojërat Olimpike

Notarja Hana Beiqi është garuesja e fundit e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Beiqi e cila ka vetëm 15 vjet, do të debutojë sot në Lojërat Olimpike, shkruan IndeksOnline.

Ajo do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Garat e notit nisin nga ora 11:00.

Kujtojmë që Kosova u paraqit me nëntë garues në Lojëat Olimpike, ku fitoi edhe dy medalje olimpike, një të argjentë dhe të bronztë.

Xhudistët, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka, notaret Adel Shaboviq e Hana Beiqi, boksierja Donjeta Sadiku dhe atleja Gresa Bakraqi, e përfaqësuan Kosovën në ”Paris2024”.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, derisa Laura Fazliu të bronztën.

Kosova ka tashmë pesë medalje olimpike në tre pjesëmarrje në Lojëra Olimike, tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë./IndeksOnline/