75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sot dita e Kosovares, kërkon kupën e Botës me Suedinë

Po zhvillohet kampionati botëror i Femrave, Franca 2019.

Janë zhvilluar disa ndeshje deri sot, ndërsa është radha që në fushë të shohim edhe Kosovaren.

Futbollistja më e mirë e Suedisë do të zbres në fushë për tu ndeshur me Kilin në ndeshjen e vlefshme për grupin F.

Kosovare Asllani

Kosovare Asllani është sulmuese e Suedisë, ku deri më tani ka zhvilluar 126 ndeshje dhe ka shënuar 32 gola.

Së fundmi 29 vjeçares i është ndërtuar një statujë në Suedi në krah të Zllatan Ibrahimovic.

Ajo ka qenë pjesë e shumë skuadrave evropiane si Linkopings, PSG e Manchester City. /IndeksOnline/