11:16 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sot dita e madhe e futbollit shqiptar, ethe në shumë stadiume të shteteve të ndryshme

Sot është dita e madhe e futbollit shqiptar në arenën europiane. Skuadrat shqiptare nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia do të kërkojnë kualifikimin në garat evropiane në përballjet vendimtare që zhvillohen sot.

Drita përballet me Sileksin në ndeshjen për kualifikimet në Europa League. Teuta ndeshet me Granadën e Spanjës në një ndeshje tejet të vështirë.

Aspak lehtë se ka as Renova që pret Hajdukun e madh kroat. Shkëndija udhëton në Rumani në përballjen ndaj Botosanit.

Laçi pret Hapoel Beer Shevan nga Izraeli, ndërsa Kukësi ka përballjen më të vështirë ngase takohet me Wolfsburgun e frikshëm gjerman./Indeksonline/