10:51 / E Premte, 01 Tetor 2021 / B O

Sot Dita Ndërkombëtare e Kafes, Ambasada e Zvicrës në Kosovë publikon foton e ditës

Sot është Dita Ndërkombëtare e Kafes. Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka publikuar foton e ditës.

Nga ballkoni i ambasadës, ambasada zvicëriane ka një porosi të bukur për të gjithë.

“Këtë të premte, hidhini vetes një filxhan shtesë sepse është Dita Ndërkombëtare e Kafes! Dhe a ka mënyrë më të mirë për të festuar se me një makiato të shijshme kosovare” thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë./Indeksonline/