Sot dita vendimtare për pazarin e shumëpërfolur të verës, së Adamola Lookmanit

E ardhmja e Adamola Lookmanit do të përcaktohet këtë javë. Dhe dita e sotme mund të jetë vendimtare. Bisedimet mes Interit dhe Atalantës do të rinisin sot.
Interi ka vendosur të rrisë ofertën për të në 45 milionë euro, ndërsa Atalanta po insiston në vlerën e 50 milionë eurove.
Në rast se do të realizohet ky transfer, blerja e Lookmanit do të jetë e dyta më e shtrenjta për Interin në historinë e klubit.
Vetëm Lukaku do të ishte më i shtrenjt se futbollisti nigerian./Indeksonline/