09:34 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / B O

Sot ditë pushimi, por jo edhe për Mimoza Kusarin

Për nder të 28 nëntorit, punëtorët e institucioneve publike sot kanë ditë pushimi. Por, kjo nuk vlen për Mimoza Kusari-Lilën.

E shquar për energji të madhe, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka shfrytëzuar mëngjesin e sotëm për vrapim.

As moti me shi dhe rënia e temperaturave nuk e kanë ndalur politikanen gjakovare për të bërë hobin e saj të preferuar, vrapimin./Indeksonline/