75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Sot, ditë zie në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka shpallur 9 janarin ditë zie kombëtare.

Në njoftimin e publikuar në faqen e tij zyrtare, Zelensky tha se ai do të fliste me presidentin iranian, Hassan Rouhani, për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të aeroplanit, raporton CNN-i.

“45 ekspertë ukrainas kanë mbërritur në Teheran për të ndihmuar në hetim dhe për të ndihmuar në identifikimin e kufomave të viktimave”, tha Zelensky.

82 iranianë, 63 kanadezë dhe 11 ukrainasë vdiqën në aksidentin e aeroplanit, i cili u përplas tre minuta pasi u nis nga aeroporti i Iranit.