75 Mall Live Search
12:00 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / L A

Sot ditëlindja e Anton Çettës

Sot është ditëlindja e Anton Çettës.

Anton Çetta u lind më 3 janar 1920 dhe vdiq më 4 nëntor 1995.

Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe i njohur për pajtimin e gjaqeve te shqiptarët në vitet e 90-ta.

Nga viti 1960 deri në vitin 1968 ligjëroi Letërsinë e Vjetër Shqipe, Historinë e Letërsisë dhe gjuhën Latine në Universitetin e Prishtinës.