75 Mall Live Search
16:36 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

Sot ditëlindja e Justin Bieber/ 5 FOTO që tregojnë marrëdhënien e tij me Haileyn

Nëse ka një çift i cili lenë përshtypjen e një harmonie bashkëshortore sigurisht që janë Justin e Hailey Bieber.

Pavarësisht se u martuan në moshë shumë të re, Justin e Hailety kanë treguar herë pas herë që janë të pjekur kur bëhet fjalë për marrëdhënien e tyre duke qenë mbështetje e fortë për njëri-tjetrin si dhe për karrierën e tyre, transmeton Indeksonline.

Justin Bieber sot feston ditëlindjen, ku mbushi 28 vite jetë.

Në këtë datë speciale janë renditur 5 momentet më romantike të tyre.

Në këtë foto çifti shfaq dashurinë në mënyrën më të ëmbël. Kjo ishte ana më ‘e çmendur’ e tyre. Çifti nuk ndalën së përqafuari dhe shihen duke marrë poza interesante me njëri-tjetrin.

Dyshja nuk hezitojnë të shfaqin dashurinë për njeri tjetrin dhe kjo foto kap një moment romantik mes tyre.

Këngëtari i hitit ‘Sorry’ e quajti gruan e tij si shoqen më të mirë.

Nëse ka një gjë që Bieber-ët dinë shumë mirë është sesi të vishen dhe të duken mirë. Justin publikoi këtë selfie me Hailey-n teksa këngëtari mbështetet në supin e modeles.

Pak kohë më parë, Justin ndau një moment romantik nga ditëlindja e Hailey-t. këtu ai e quajti gruan “mbretëresha ime. Ti je e imja përgjithmonë. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime. Unë kurrë nuk do të ndalem së dashuruari në ty”, kishte shkruar ai./Indeksonline/