75 Mall Live Search
12:57 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Sot ditëlindja e magjistarit të futbollit, po e feston në burg

Ronaldinho Gaucho po e feston sot ditëlindjen. Superylli brazilian i futbollit mbush 40 vite jetë dhe kjo ditëlindje jubilare e gjen atë në një vend që askush s’do ta kishte imagjinuar.

Dinho ndodhet në burg në Paraguaj për shkak që kishte përdorur pasaportë false.

Ish Topi i Artë ka qenë inspirim për shumë gjenerata, mbetet edhe sot idhull i shumë tifozëve të futbollit dhe mbetet një nga lojtarët më të veçantë në futboll.

Ronaldinho në karrierën e tij ka luajtur për Gremion, PSG, Barcelona, Milan, Flamengo, Mineiro, Queretaro e Fluminense./Indeksonline/