Sot ditëlindja e yjeve, Ronaldo, Neymar, Januzaj…!

Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e 39-të. Ylli portugez po e dëshmon se vitet për të janë vetëm numra.
Me 5 shkurt ka lindur edhe një tjetër i madh i futbollit. Neymar mbushë 32 vite jetë. Ylli brazilian vazhdon të jetë në proces rikuperimi pas një lëndimi të rëndë që pësoi muaj më parë.
29 vite jetë mbushë sot edhe Adnan Januzaj. Kosovari me pasaportë belge po luan te Sevilla në Spanjë./Indeksonline/