14:19 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Sot do të ndihmohen 200 familje nevojtare në Suharekë dhe Viti

Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se sot po zhvillohet një aksion i madh humanitar në dy komuna të komunës, Viti dhe Suharekë.

Me këtë rast Kastrati tha se do të ndihmohen gjithsej 200 familje në nevojë.

“Aksion i madh humanitar. Sot 100 familje në komunën e Suharekës. Tani rrugës për në komunën e Vitisë për t’i ndihmuar edhe 100 familje tjera”, ka shkruar Kastrati në  rrjetin social facebook.