09:59 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sot do të zhvillohen dy super ndeshje në Kosovë

Feronikeli dhe Drita, Llapi dhe Prishtina janë dy super ndeshjet gjatë ditës së sotme në Super Ligën e Kosovës.

Feronikeli do të luaj vendas ndaj Dritës, dhe luajnë kundër bardh e kaltërve pas fitores kundër Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja mjaftë e mirë pritet të jetë edhe ajo e Llapit kundër Prishtinës, djemtë e kryeqytetit do të jenë mysafirë të Llapit, dhe pasi që të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta atëherë edhe pritet që të jetë një ndeshje mjaftë e mirë.

Feronikeli për momentin gjendet në pozitën e gjashtë me 2 pikë ndërsa Drita në pozitën e tretë me 27 pikë.

Prishtina gjendet në pozitën e katërt me 24 pikë kurse Llapi në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Prishtinën.

Ndeshjen Feronikeli-Drita do ta referojë Genc Nuza kurse në ndeshjen Llapi-Prishtina drejtësinë do ta ndajë Selim Isufi./Indeksonline/.