Sot, Dr. Flori do të mbushte 40 vjet
Janë bërë më shumë se katër vite që nga vdekja e këngëtarit shqiptar, Dr. Flori.
Vdekja e tij pati prekur shumë opinionin, veçmas miqtë dhe familjarët e tij.
Ndërsa sot po të ishte gjallë, Dr. Flori do të festonte ditëlindjen e 40-të.
Pikërisht në këtë datë janë artistët shqiptar që e kanë kujtuar atë, si Landi e Aurela Gaçe.
Ndryshe, këngëtari la pas vetës bashkëshorten me dy fëmijë, por la edhe këngë të paharruara, që edhe sot kujtohen e dëgjohen./Indeksonline/
