08:42 / E Diele, 03 Mars 2024 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 22-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Trepça do të jetë nikoqire e Istogut.

 ‘Xehetarët’ ndodhen në vendin e parë me 19 fitore e dy humbje, kurse istogasit në vendin e fundit me një fitore e 20 humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.

Skuadra prizrenase renditet në vendin e shtatë me gjashtë fitore e 15 humbje, kurse ajo prishtinase në pozitën e tretë me 14 fitore e shtatë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/