75 Mall Live Search
08:20 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Mitrovicë

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 19-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vemendja kryesore do të jetë në qytetin e Mitrovicës, ku skuadra e Trepçës ’89 do të jetë nikoqire e Dritës.

Ndeshja tjetër do të luhet mes Dukagjinit dhe Prishtinës.

Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 13:00./IndeksOnline/