Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Prishtinë

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin Kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 13-të të ALbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Dita do të filloj me ndeshjen mes liderit aktual Dritës dhe skuadrës së Ferizajit, e cila do të nis nga ora 13:00.
Ndërsa ndeshja derbi e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ku skuadra e Prishtinës do të jetë nikoqire e Llapit.
Kjo ndeshje do të nis nga ora 18:00./IndeksOnline/