Sot dy ndeshje interesante të javës së 23-të në Superligën e Basketbollit, vëmendja te derbi i kryeqytetit

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 23-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.
Dy skuadrat nga kryeqyteti, Bora dhe Sigal Prishtina do të përballen mes vete.
Bora ka tri fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa bardhekaltrit tetë fitore në tetë sfidat e fundit.
Ndërsa në qytetin e Prizrenit, Proton Cable Prizreni do të jetë nikoqire e Pejës.
Prizrenasit janë në vendin e tetë në renditje me pesë fitore e 17 humbje, kurse pejanët në vendin e katërt me 11 fitore e 11 humbje.
Të dy këto përballje nisin nga ora 20:00./IndeksOnline/
