75 Mall Live Search
08:57 / E Shtunë, 27 Gusht 2022 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll

Sot do të nis edhe java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Në kuadër të kësaj jave do të zhvillohen dy ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.

Lideri i tabelës, Gjilani, do të përballet me skuadrën që ende nuk ka fitore në elitë këtë sezon, Trepçën ’89. Ndeshja do të zhvillohet në Gjilan nga ora 17:00.

Në përballjen tjetër do të takohen Malisheva dhe Drenica, me skuadrën nga Skenderaj që gjithashtu nuk ka ende fitore.

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00, në stadiumin “Liman Gegaj”.