75 Mall Live Search
08:27 / E Shtunë, 23 Shtator 2023 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e gjashtë të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Podujevës, ku Llapi do të jetë nikoqire e Gjilanit.

Llapi aktualisht është lidere e tabelës me 10 pikë, ndërsa Gjilani renditet në vendin e shtatë me 4 pikë.

Ndeshja tjetër do të luhet në qytetin e Klinës, mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës.

Të dyja skuadrat po kalojnë në një krizë rezultatesh në ketë fillim sezoni.

Dukagjini ka tre barazime dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e tetë, ndërsa Fushë Kosova është e fundit në tabelë me vetëm 1 pikë në katër ndeshje të zhvilluara.

Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 15:00./IndeksOnline/