Sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 23-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Vemendja kryesore do të jetë në derbin mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Ndeshja tjetër do të luhet në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do të luaj kundër Malishevës.
Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 13:00./IndeksOnline/