75 Mall Live Search
08:54 / E Diele, 08 Janar 2023 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje tepër interesante në basketbollin kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në kuadër të javës së 17-të të Prince Caffe Superliga e Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Pejës, aty ku Peja do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit, shkruan IndeksOnline.

Shqiponjat vijnë në këtë ndeshje si lidere e tabelës me 12 fitore dhe tre humbje, ndërsa kampioni në fuqi renditet në vendin e katërt me 10 fitore dhe katër humbje.

Ndeshja Peja-Golden Eagle Ylli, luhet më fillim nga ora 17:00.

Përballje tjetër e ditës së sotme zhvillohet në kryeqytet ku Sigal Prishtina do të përballet me Vëllaznimin.

Bardhekaltërit kanë 10 fitore e pesë humbje duke u renditur në vendin e tretë ndërsa kuqezinjët nga Gjakova kanë shtatë fitore dhe nëntë humbje, duke zënë vendin e gjashtë në tabelë.

Kjo ndeshje do të nis nga ora 19:00./IndeksOnline/