08:13 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Sot dy super ndeshje në Superligë, vëmendja në “Fadil Vokrri”

Sot do të zhvillohen dy super ndeshjen në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Llapi këtë fundjavë e zhvillojnë derbin e madh në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline

Llapi aktualisht ka 26 pikë dhe ndodhet në vendin e shtatë, ndërsa Prishtina po vazhdon me rezultate të mira ku tashmë ka 44 pikë.

Po ashtu, ndeshje e fortë pritet të jetë ai ndërmjet Gjilanit e Arbërisë.

Ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.