75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / C E

Sot dy vite Shaqa e shkarkoi Mourinhon

Liverpooli do ta presë Tottenhamin në ndeshjen e javës së 13-të të Premierligës.

Disa orë para ndeshjes, Redsi ia kanë kujtuar Jose Mourinhos dy golat e Xherdan Shaqirit të shënuara ndaj Manchester Unitedit.

Këto dy gola ishin fatale për portugezin pasi menjëherë u lajmërua se Djajtë e Kuq e kanë shkarkuar nga pozita e trajnerit.

Dy vjet më vonë, Mourinho do të përballet përsëri me Liverpoolin por nën drejtimin e Tottenhamit. /IndeksOnline/