75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / AR

Sot e gjithë vëmendja te Beatrix Ramosaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, feston sot ditëlindjen e saj.

Artistja ka mbushur 31 vjeç dhe këtë moment e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale përmes disa postimeve nga dita e saj speciale, shkruan Indeksonline.

Pamjet tregojnë Beatrixën të buzëqeshur dhe të rrethuar nga miqtë e afërm, ndërsa urimet për të kanë vërshuar nga fansat, kolegët dhe figura të njohura publike.

Nuk dihet ende nëse ajo ka planifikuar ndonjë projekt të ri muzikor, por kjo ditëlindje duket se e ka gjetur më aktive se kurrë në rrjetet sociale dhe në jetën publike./Indeksonline/