13:46 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sot emëroi koordinator kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Hoti dikur këtë emërim e quajti “plaçkë”

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka vazhduar të bënte emërime të reja në kuadër të institucioneve shtetërore.

Së fundi Hoti ka emëruar një Koordinator nacional kundër ekstremizimit të dhunshëm dhe terrorizimit.

Por afro një vit më parë, Hoti këtë emërim e quante “plaçkë”, transmeton Indeksonline.

“Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it. Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në zhvillimin rajonal, e cila ashtu nuk ka kuptim të ekzistencës. Sot u caktua edhe një Koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit të specializuara kundër terrorizmit”, kishte shkruar Hoti.

Tutje ai kishte deklaruar se kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë./Indeksonline/