08:17 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sot është Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë

Sot është Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 21 milionë njerëz në mbarë botën – më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë – janë të skllavëruar. Dita ndërkombëtare kundër skllavërisë, 2 dhjetor shënon datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949).

Fokusi i kësaj dite është mbi zhdukjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, të tilla si trafikimi i personave, shfrytëzimit seksual, format më të këqija të punës së fëmijëve, martesës së detyruar, dhe rekrutimin e detyruar të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.