75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sot është ditëlindja e heroit, Bahri Fazliu

Heronjtë vetëm ditëlindje kanë.

Sot, para 49 vjetësh, lindi njëri prej idelogëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit, Bahri Fazliu. Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata vetëm datëlindje kanë! Kosovës po i mungon shumë vizioni dhe penda e mprehtë e Bahriut.

Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 07.05.1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri! Ra për të mos vdekur kurrë!

Lavdi Heroit të Kombit, Bahri Fazliu!

Bahri Fazliu është vëllai i heroit Fahri Fazliut,  i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.