08:43 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / L K

Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Heronjtë vetëm ditëlindje kanë!

Sot më 24 shkurt 2023 do t’i mbushte 60 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu. Fahriu ishte nje uraganit i bashkimit të kombit.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë.

Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu!

E përkujtojn shokët e idealit dhe familja FAZLIU.