Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Heronjtë vetëm ditëlindje kanë.
Sot më 24 shkurt 2025 do t’i mbushte 62 vjet uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.
Fahriu ishte një uragan i bashkimit të kombit.
Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat, duke kënduar.
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu!
