75 Mall Live Search
11:06 / E Diele, 11 Maj 2025 / H F

“Sot është fjala e popullit”, voton Edi Rama, shoqërohet nga gruaja e tij

Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ushtruar të drejtën e tij të votës paraditen e sotme në qendrën e votimit në Surrel.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kreu i qeverisë u shfaq i qetë përpara mediave, ku dha një prononcim të shkurtër pas votimit.

“Sot është fjala e popullit! Të presim çfarë do të thotë populli”, u shpreh ai.