“Sot është një ditë e zezë për të gjithë Islandën”, zjarri i vullkanit ka përfshirë edhe shtëpitë

Në Grindavík të Islandës, shtëpitë e para ranë viktimë e shpërthimit vullkanik. Qyteti tashmë ishte evakuuar, por për disa banorë është një goditje e rëndë nga dëmet që po shkaktohen.
“Sot është një ditë e zezë për Grindavik dhe sot është një ditë e zezë për të gjithë Islandën. Por dielli do të lindë përsëri,” tha kryeministrja Katrín Jakobsdóttir në një konferencë shtypi.

Shefi i mbrojtjes civile, Vídir Reynisson tha se ngjarjet e së dielës do të mbahen mend për një kohë të gjatë dhe se ndoshta po shohim vetëm fillimin e një zinxhiri ngjarjesh të tilla.

Presidenti i Islandës Gudni Th. Jóhannesson u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij në një fjalim në mbrëmje drejtuar kombit që të qëndrojnë pranë dhe të mbështesin banorët e Grindavik.
Video of the eruption site taken from the coast guards helicopter today….#Iceland #Grindavik pic.twitter.com/WxogQRfXxX
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) January 15, 2024
“Ne islandezët e bëjmë këtë së bashku. Ne nuk do të dorëzohemi”, citohet të ketë thënë ai. Grindavík ndodhet rreth 40 kilometra në jugperëndim të Rejkjavikut.
❗️Lava has already swallowed up at least ten houses in Icelandic #Grindavik. pic.twitter.com/tdgRqioHDJ
— Dada Shastoni (@DadaShastoni) January 15, 2024
Vendi ishte prekur tashmë nga shpërthimi i fundit në mes të dhjetorit – edhe pse jo nga llava, por nga një numër tërmetesh që paralajmëruan shpërthimin.
Tërmetet shkaktuan çarje të thella në rrugë dhe dëmtime të tjera./Indeksonline/
İzlanda’nın Grindavik kentinde patlayan yanardağ yerleşim yerlerine ulaştı.#Grindavik #Grindavík #izlanda #Iceland #IcelandVolcano #IcelandNews #yanardağ #Volcano #SONDAKIKA #SonDakika #BREAKING_NEWS pic.twitter.com/yciIjkVrMH
— Canlı Gündem (@CanliGundem_) January 15, 2024