75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / L K

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Prishtinën”, Përparim Rama e nis ditën me këtë status

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka nisur ditën me një mesazh shpresëdhënës.

I pari i kryeqytetit ka thënë sot është një ditë tejet e rëndësishme për Prishtinën.

“E nisëm mëngjesin mbarë.
Projektet e shumta që transformojnë Prishtinën tonë, po i prezantoj para pronarit Avni Orllati, pronar i Kompanisë “Orllati”, një emër i njohur në skenën botërore për investimet e saj miliardëshe në fushën e ndërtimit.
Por jo vetëm kaq!
Të dashur qytetarë,
Sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë, sepse gjatë gjithë ditës do të prezantojmë një sërë projektesh për Prishtinën para qindra liderëve të biznesit nga vende të ndryshme të botës.
Këto projekte synojnë të ndryshojnë fytyrën e qytetit tonë, duke e bërë atë më të gjallë, më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/