75 Mall Live Search
11:32 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / AR

Sot festë e dyfishtë në familjen e Albanit dhe Miriamit

Sot është një ditë e veçantë për Miriamin dhe Albanin. Përveç festës së flamurit edhe vajza e tyre, Ameli feston 8-vjetorin.

“Sot ti bëhesh 8 dhe unë nostalgjik, reflektoj për kohën që si përplasje qepallash kalon pa ndjerë dhe pa kuptuar! Uroj shumë të jetoj me vetëdije çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë, muaj e vit të jetës tënde duke qenë aty, dorë për dore apo në sfond duke parë sesi rritesh, gëzon dhe përgatitesh për sfidat e jetës! Të do babi shumë”, janë fjalët e Albanit për Amelinë krah një videoje tepër të bukur ku babë e bijë shfaqen duke kërcyer.