75 Mall Live Search
14:46 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sot feston ditëlindjen Angela Merkel, zëvëndësministri i Punëve të Jashtme ka një urim të veçantë për të

Angela Merkel sot feston ditëlindjen e 66-të. Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj është zyrtari i parë kosovar që e ka uruar “Zonjën e hekurt”.

Dreshaj e ka vlerësuar lart figurën e Merkel duke e quajtur edhe si një mike të madhe të Kosovës.

“Sot feston ditëlindjen e 66-të Frau.Angela Merkel. Kancelarja e zonja arriti që për 15 vite në krye të kësaj detyre ta rris fuqinë ekonomike e politike të Gjermanisë në nivele më të larta globale.

Zonja e hekurt vazhdon të jetë model i politikbërjes kudo në Evropë dhe botë.

Kosova poashtu ka qenë me fat që Merkel ka qenë lidere e Gjermanisë në 15 vite dhe jemi falëndërues për ndihmën e vazhdueshme nga shteti më mik evropian që kemi. Urojmë që Merkel të jetë faktor i afërt edhe në përfundimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Frau Merkel është dhe do të mbetet gjithmonë sinonim i fuqisë së gruas dhe një motiv për secilën grua në të drejtën e përfaqësimit dhe punës së denjë” shkruan Dreshaj në urim./Indeksonline/